Fulham i gatshëm për të transferuar Etrit Berishën
Londër, 30 mars - Dialy Mail shkruan sot se portieri kuqezi, Etrit Berisha, ka konfirmuar se skuadra e Premier League-s angleze, Fulham, po tregon gjithnjë e më shumë interes për të.
Portieri 24-vjeçar, i cili luan për skuadrën suedeze të Kalmar FF, u ndoq me mjaft interes nga vëzhguesit e skuadrës së Fulhamit, kur Shqipëria luajti në Norvegji javën që shkoi.
Kam folur pak me Fulhamin, por do të shohim më vonë se si do të shkojnë gjërat, tha Berisha.