Frank Lampard në radarin e Interit
Milano, 3 janar - Interi dëshiron të diskutojë kushtet personale me legjendën e Chelseat, Frank Lampard.
Mesfushori anglez do të jetë pa kontratë në fund të sezonit, që ka alarmuar klubet e interesuara, në mesin e të cilave edhe Interin, shkruan Mediaset.
Interi dëshiron të ulet me kampin e Lampard dhe të diskutojë kushtet personale, me mesfushorin anglez që është i vetëdijshëm se nuk mund të presë të njëjtën pagë të Chelseat edhe në Itali.
Lampard, i cili nuk pritet të lëvizë nga Chelsea gjatë janarit, është lidhur edhe me një kalim në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, në fund të sezonit, ku për të interesim ka shfaqur LA Galaxy.