11 Janar 2025

Franck Ribery më i paguari i Bundesligës

Berlin, 16 janar - Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka zbardhur disa hollësi mbi pagesat e klubeve dhe çudia më e madhe ka ndodhur te Wolfsburg.

Në këtë klub, edhe pse ka 4 vite pa fituar titull, përsëri lojtarët paguhen më shumë se mesatarja e pagave të Bundesligës.

Vetëm Diego paguhet 8.2 milionë euro në sezon. Lojtari më i paguar në Bundesligë, është francezi Franck Ribery, me 10 milionë euro në sezon.

Njëkohësisht ashtu siç pritetj, Bayern Munich është klubi që paguan më shumë për lojtarët në vit. Për pagat, bavarezët japin 112 milionë euro në vit.

 Në vend të dytë renditet, Wolfsburg  ku “ujqërit” paguajnë 75 milionë euro, ndërsa në vend të tretë vjen Borussia Dortmund me 50 milion euro në sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)