Franck Ribery afër nënshkrimit të kontratës së re
Munich, 1 qershor - Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, është afër nënshkrimit të kontratës së re me ekipin e tij.
30-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2015, por drejtori gjeneral i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, dëshiron tia zgjasë kontratën edhe për dy vite tjera.
Mund të them se kemi arritur marrëveshje në princip me të. Kur Franck na u bashkua në vitin 2007, ai pati reputacionin e të qenit lojtar i cili i ndërron klubet çdo dy sezone.
Sidoqoftë, ai ka qenë këtu gati që gjashtë vite. Familja e tij dhe ai po ndihen shumë mirë në Munich, deklaroi Rummenigge.