Franca, dorëhiqet kreu i federatës së futbollit
Paris, 29 qershor - Jean-Pierre Escalettes nuk është më presidenti i federeratës franceze të futbollit.
Ai ka dhënë dorëheqjen pas dështimit të kombëtares franceze në botërorin e Afrikës së Jugut.
Dorëheqja e Escalettes u kërkua edhe nga ministrja franceze e Sportit, Roselyne Bachelot, e cila ishte shprehur e indinjuar për mosmarrëveshjen e futbollistëve dhe trajnerit Domenech.