FPPK shpall më të mirët për vitin 2016
Prishtinë, 14 janar - Federata e Pingpongut ka shpallur soti më të mirët për vitin 2016, në një atmosferë festime në prezencën e shumë personaliteteve vendore dhe nderkombëtare.
Më të mirët për vitin 2016 të cilët ishin përzgjedhur nga komisioni dhe aprovuar nga Bordit i FPPK-së janë:
1. Mirënjohje të veçantë:
Për përkrahje të vazhdueshme financiare të pingpongut në rrugën drejt zhvillimit dhe afirmimit të mëtejmë, sidomos në arenën ndërkombëtare, ndan:
Departamentit të sportit nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport
2. Mirënjohje të veçantë:
Për kontributin e vazhdueshëm për ngritjen e pingpongut në Kosove, e posaçërisht për arritjen e marrëveshjes me STAG për furnizim me pajisje.
Nehat Çitaku, Kryetar i FPPK-së
3. Mirënjohje të veçantë:
Për promovimin e Ping-Pongut në Kosove me ane të rrjeteve sociale si dhe për kontaktet me ITTF dhe ETTU
Kastriot Orana, Kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë
4. Mirënjohje të veçantë:
Për informimin e publikut me aktivitetet e FPPK-së për:
Radiotelevizionit të Kosovës, RTK,
Klan Kosova
KTV
RTV 21
5. Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën e Juniorëve:
Kampion i ligës dhe kupës së Kosovës, kampionin në ranglistën e Juniorëve.
Kpp Prishtina I (J) Prishtinë (Blendon Luta, Jon Shala, Çlirim Fazliu, Marin Lleshi, Yll Dragidella)
6. Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën Senior -Femrat:
Kampion i Kosovës, Fitues i Kupës së Kosovës, kampionin në ranglistën e senioreve
Kpp Prishtina Prishtinë (Era Janjeva, Iliriana Haliti, Vlona Maloku)
7. Ekipi më i mirë i vitit në konkurrencën e Senior -Meshkujt:
Kampion i Kosovës, Fitues i Kupës së Kosovës, kampionin dhe nen kampionin në ranglistën e seniorëve
Kpp Prishtina Prishtinë (Baton Çitaku, Besart Domaniku, Linor Çitaku, Yll Presreshi, Petrit Dragidella)
8. Klubi më i suksesshëm i vitit
Klubi që ka arrit rezultatet me të mira në total me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore ashtu edhe në garat individuale.
Në garat ekipore: 1) Senior meshkuj: Kampion i Kosovës, Fitues i Kupës së Kosovës, 2) Senior femra: Kampion i Kosovës, Fitues i Kupës së Kosovës, 3) Junior: Kampion i Kosovës, Fitues i Kupës së Kosovës.
Në garat individuale: Senior meshkujt kampionin nën kampionin, Senior femrat kampionin, Junior meshkujt kampionin.
Kpp Prishtina Prishtinë
9. Punëtori sportiv i vitit:
Për punën e palodhshme në organizimin e të gjitha aktiviteteve të FPPK-së gjatë vitit 2016.
Fadil Luta Sekretar i FPPK-se.
.
10. Gjyqtari më i mirë vendor :
Gjyqtar kombëtar i pingpongut, që u spikat për paanësi gjatë ndarjes së drejtësisë në shumicën e garave në vend, si dhe në Tivat në BTTU U18.
Isak Maxhera, Gjyqtar i FPPK-së
11. Gjyqtari më i mirë ndërkombëtar :
Gjyqtar ndërkombëtar i pingpongut, i cili ndau drejtësinë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, pjesëmarrës me normë olimpike në RIO dhe BAKU dhe ka ndihmuar edhe mbarëvajtjen dhe organizimin e garave kombëtare.
Jeton Beqiri, Gjyqtar Ndërkombëtar
12. Trajneri më i mirë:
Për kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e pingpongut në Kosovë, për arritjet me të gjitha kategoritë garuese si në garat ekipore ashtu edhe ato individuale.
Besart Domaniku, Kpp Prishtina Prishtinë
13. Befasia e vitit:
për të arriturat gjatë vitit 2016 me kategoritë e reja dhe me senior, (vendi i parë në turneun e seniorve festari Open, pjesëmarrja dhe vendi i 4 në TOP 12 senior).
Kreshnik Mahmuti anëtar i Kpp Lidhja e Prizrenit Prizren
14. Minikadetja më e mirë:
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për minikadete, fituese e Kampionatit individual të Kosovës për Minikadete, vendi i dytë në Turneun Memorial për Minikadete Bedri Ajeti dhe fituese e turneut TOP 8 MiniKadete
Jerina Rexhepi, anëtare e Kpp Ahmet Hoxha, Ferizaj
15. Minikadeti më i mirë:
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për minikadet
Fitues i Kampionati individual të Kosovës për Minikadet, vendi i tretë në turneun memorial për Minikadetë Bedri Ajeti dhe fitues i turneut TOP 8 MiniKadet
Blendi Hajdari anëtar i Kpp Lidhja e Prizrenit Prizren
16. Kadetja më e mirë:,
Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadete,
Fituese e Kampionatit individual të Kosovës për kadete, Turneut Dita e Çlirimit të Prishtinës, vendi i dytë në Turneun Memorial për kadete Bedri Ajeti, si dhe fituese në turneun TOP 8 Kadete; pjesëmarrëse në kampionatin ballkanik për të rinj në TIVAT ka shënuar 6 fitore, dhe pjesëmarrëse në kampionatin evropian për të rinjë në ZAGREB.
Alma Mehameti, anëtare e Kpp Drita, Gjilan
17. Kadeti më i mirë:
Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për kadetë,
Fitues i Turneun Memorial për kadetë Bedri Ajeti, vendi i dytë në Kampionatin individual të Kosovës për kadet, në TOP 8 Kadet dhe në Turneun Dita e Çlirimit të Prishtinës, pjesëmarrës në kampionatin ballkanik për të rinj në TIVAT, ku ka shënuar 4 fitore, pjesëmarrës në kampionatin evropian për të rinjë në ZAGREB ka shënuar 3 fitore.
Fatih Karabaxhaku anëtar i Kpp Prizreni Prizren
18. Juniorja më e mirë e vitit:
Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për junior,
Fituese e Kampionatit individual të Kosovës për Juniore, Turneut Memorial për Junior Hasan Prishtina, dhe turneut TOP 8 Juniorët; vendi i dytë në Turneun Memorial për Junior Bedri Ajeti si dhe në turneun Dita e Çlirimit të Prishtinës. Pjesëmarrëse në kampionatin ballkanik për të rinj në TIVAT ka shënuar 5 fitore, dhe pjesëmarrëse në kampionatin evropian për të rinjë në ZAGREB ka shënuar 1 fitore.
Era Janjeva, anëtare e Kpp Prishtina, Prishtinë
19. Juniori më i mirë i vitit:
Nr 2 në Ranglistën e Kosovës për junior,
Fitues i Kampionatit individual të Kosovës për Junior, Turneut Memorial për Junior Hasan Prishtina, vendi i tretë në turneun Dita e Çlirimit të Prishtinës, vendi i pestë në turneun TOP 12 Junior; pjesëmarrës në Kampionatin Evropian në Zagreb ka shënuar 1 fitore, pjesëmarrës në kampionatin ballkanik për të rinj në TIVAT ka shënuar 5 fitore.
Lear Beqiri, anëtar i Kpp Shkolla I (J), Prishtine
20. U21 më e mirë e vitit:
Nr 2 në Ranglistën e Kosovës për U21
Pjesëmarrëse në kampionatin ballkanik U21 në NIKSHIQ ku ka shënuar 3 fitore dhe është plasuar në TOP 16 të këtij turneu.
Iliriana Haliti, anëtar i Kpp Prishtina, Prishtine
21. U21 më i mirë i vitit:
Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për U21
Pjesëmarrëse në kampionatin ballkanik U21 në NIKSHIQ ku ka shënuar 3 fitore dhe është plasuar në TOP 16 të këtij turneu.
Ylli Dragidella, anëtar i Kpp Shkolla, Prishtine
22. Pingpongistja më e mirë e vitit:
Nr.1 në Ranglistën e FPPK-së
Fituese e Turneut Dita e Pavarësisë, Kampionatit individual për Seniore, Turneut memorial Adem Jashari, si dhe Festari Open, vendi i dytë në Turneun Lidhja e Prizrenit, pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror në Kuala Lumpur, ka shënuar 7 fitore, pjesëmarrëse në kualifikimet për RIO në Halmstad, ka shënuar 1 fitore, pjesëmarrëse Kampionatin Evropian në Budapest si dhe në kualifikimet evropiane për 2017 në Austri dhe në Kosovë.
Vlona Maloku, anëtare e Kpp Prishtina, Prishtinë
23. Pingpongisti më i mirë i vitit:
Nr 1 në ranglistën e FPPK-së
Fitues i Turneut Dita e Pavarsisë, Kampionatit Individual për Senior, turneut memorial Ahmet Hoxha dhe turneut \"TOP 12; vendi i dytë në turneun memorial Adem Jashari, në turneun Lidhja e Prizrenit dhe në turneun dita e flamurit Kombëtar.
Pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror në Kuala Lumpur, ka shënuar 6 fitore, pjesëmarrës në kualifikimet për RIO në Halmstad, pjesëmarrëse Kampionatin Evropian në Budapest si dhe në kualifikimet evropiane për 2017 në Wells ku ka shënuar 4 fitore.
Linor Citaku, anëtar i KppPrishtina, Prishtinë