Foto e rrallë e vitit 1980, boksier Tahiraj në stërvitje me trajnerin Nimani
Prishtinë, 3 korrik - Një stërvitje në ato vitet ku shihet Agim Tahiraj, atëkohë stërvitej me trajnerin e madh Lah Nimani (tani i ndjer).
Këtë foto Tahiraj e ruan me krenari dhe është i lumtur që ka qenë pjesë e kohës së artë të Prishtinës, por që pastaj kishte shkuar në Kristal të Zajeçarit, kur garonin në elitën e boksit ish jugosllav.
Tahiraj karrierën e filloi në Klubin e Boksit "Prishtina", ku në vitin 1980 u bë kampion i Kosovës në kategorinë gjysmë e mesme 71 kg dhe nen kampion i Ish Jugosllavisë po në ketë kategori, në konkurrencën e Juniorëve.
Karrierën e vazhdoj në Klubin e Boksit "Partizani" në Gjilan dhe që nga viti 1983 karrierën e vazhdoj në KB "Kristal" te Zajeqarit deri në vitin 1988 ku edhe e përfundoj karrierën e aktivitetit si sportist, dhe që nga pavarësimi i sportit kosovare në vitin 1991 vazhdon me sportin e boksit, por si trajner në KB "Prishtina" se bashku me kolegët deri pas përfundimit te luftës e po ashtu edhe pas lufte vazhdon punën në ketë klub deri në vitin 2001 ku në ketë vit pikërisht në mars te viti 2001 themelon Klubin e Boksit "Drenasi" në qytetin e Drenasit.