11 Janar 2025

Fortuna Duesseldorfi kërkon Xhakën e Mehmedin

Duesseldorf, 17 dhjetor - Skuadra e Bundesligës gjermane në futboll, Fortuna Duesseldorf, është e interesuar që gjatë afatit kalimtar të janarit të sigurojë shërbimet e dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka e Admir Mehmedi, bën të ditur “Fussball.ch” të dielën.

Xhaka, 20-vjeçar, është pjesë e skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach, mirëpo aktualisht po luan rolin e rezervistit dhe ka gjasa që të huazohet te Duesseldorfi në janar për të fituar minutazhë më të madhe dhe për t’u adaptuar në futbollin gjerman.

“Mesfushori qendror 20-vjeçar për herë të fundit në Bundesligë ka qenë titullar i Gladbachut në sfidën e 20 tetorit kundër Werder Bremenit.

Tash mund të hapet një derë për reprezentuesin e Zvicrës që ka kontratë deri në vitin 2017 me Gladbachun. Fortuna Duesseldorfi është duke menduar për ta huazuar atë”, ka shkruar “fussball.ch”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)