22 Dhjetor 2024

Formula 1, ndryshime në makinën e Shumaker

Frankfurt, 28 prill - Starti shkatërrimtar i sezonit për 7 herë kampionin e botës, Michael Schumacher, sipas Mercedes, është diktuar nga motori i makinës së tij.

Skuderia gjermane ka bërë të ditur se do të ndryshojë makinën e Schumacher për garën e ardhshme, Cmimin e Madh të Spanjës, për ta bërë sërisht të shpejtë kampionin gjerman. \"Nuk është në fakt një shasi e re, por një shasi që ne e përdorim për testime.

Ajo që kishte Schumacher u dëmtua në garat e para kështu që ne e riparuam sa më mirë që mundëm, por rezultatet nuk ishin ato të duhura, kështu që e rikthyem në servis për ti vendosur shasinë e testimeve dhe Schucmacher do ta përdorë në Barcelonë\", deklaroi drejtori teknik i Mercedes, Ross Braun.

Schumacher, fitues me Benetton dhe Ferrari me Braun si drejtor teknik, u rikthye në Formula 1, në moshën 41 vjecare, tre vjet pas tërheqjes dhe me një record prej 91 garash të fituara.

\"Mendoj se aspirata e Michael është të kthehet në nivelet e mëparshme. Por në fakt është një nivel aq i lartë sa edhe nëse mbetet pak më poshtë do të ishte fantastik\", vlerësoi Braun, duke justifikuar formën e dobët të gjermanit, që është mundur të të katër garat e sezonit nga kolegu i skuadrës dhe bashkëpatrioti, Nico Rosberg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)