Formula 1, Ferrari triumfon në Itali
Romë, 13 shtator - Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ia ka siguruar ekipit 'kokëkuqe' fitoren në tokë të vet, më saktësisht në Monza para publikut italian.
Fernando Alonso u nis nga pole pozicion në garën për Çmimin e Madh të Italisë, por e humbi pozitën e parë që në start të garës.
Ishte Jenson Button ai që arriti ta mbajë kreun e garës deri në gjysmë të saj, kur Ferrari me një pit stop sensacional arriti që të nxjerrë në pozitën e parë Alonson dhe pilotin tjetër të saj Felipe Massan, që përfundoi i treti.
Në pozitën e dytë siç dihet ishte Jenson Button, i ndjekur nga Massa. Vettel mezi e mbajti vendin e katërt, kurse Mark Webber zuri vetëm pozitën e gjashtë. Michael Schumaher u rangua vetëm i nënti, kurse jashtë sistemit dhe garës ishte lideri i McLaren, Lewis Hamilton.
Në krye të renditjes së pilotëve tani është australiani Mark Webber me 187 pikë, i ndjekur nga Lewis Hamilton me 182. Në garë është kthyer fuqishëm Fernando Alonso i Ferrarit që tani zë pozitën e tretë me 166 pikë, pesë gara pa përfunduar kampionati.
Renault prinë në renditjen e konstruktorëve me 350 pikë, i përcjellur nga McLaren me 347.