22 Prill 2025

Forlan hyn në historinë e Uruguait

Uruguai, 13 tetor - Diego Forlan ka hyrë në histori të Uruguait si golashënuesi më i mirë i \"Celeste\".

Sulmuesi i Interit, që në të kaluarën luajti në Manchester United, Villarreal dhe së fundmi në Atletico Madrid.

Të martën mbrëma e ka shënuar golin e vetëm të uruguaianëve në barazimin 1-1 ndaj Paraguait, në kualifikimet për Botërorin 2014.

Forlan shënoi në minutën e 67-të për kampionin e Copa Americas, ndërsa u zëvendësua pak më vonë për shkak të një lëndimi.

Por, kjo ka pak rëndësi kur kihet parasysh goli historik, i 32-ti për të në Kombëtare nga 84 ndeshje, duke e kaluar rekordin e deritashëm të Hector Scarone. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)