Fitore historike e Shqipërisë
Paris, 19 qershor - Shqipëria ka fituar ndaj Rumanisë, me rezultat 1-0. Kuqezinjtë të përkrahur nga rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, kanë bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, duke grumbulluar tre pikëshin e parë në Evropianin Francë 2016.
Në ditët në vijim do të dihet nëse Shqipëria do të vazhdojë më tej, pasi që duhet të priten ndeshjet e tjera.