Firmoset kontrata e pare historike e programit Marketing te KOK
Prishtinë, 2 Qershor - Në prani të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të KOK, Presidenti i KOK Besim Hasani dhe Drejtori Ekzekutiv i SIRIUS Hotel, Drilon Ahmeti, ne zyren e KOK firmosen marreveshjen e partneritetit qe shenjon rrugetimin 5 vjecar marketing te dy institucioneve.
Procesi u udhehoq nga Presidenti i KOK besim Hasani, me konsulencen e dy eksperteve te marketingut Olimpik, Damjan Pintar (Slloveni) dhe Elda Gjoka (Shqiperi), te derguar nga Solidariteti Olimpik per te asistuar profesionalisht programin Marketing te KOK 2016-2020.
Perpara firmosjes, Drilon Ahmeti CEO i Sirius Hotel, u shpreh se: SIRIUS Hotel dhe familja jone e ka nder qe te mund te bashkohet mbehstetjes per Ekipin Olimpik te Kosoves dhe Komitetin Olimpik. E bejme me zemer dhe besojme ne vlerat e perbashketa dhe jam i nderuar te mirepres kete bashkepunim dhe ne SIRIUS Hotel do te cmojme dhe do te shtojme vlere per elitat tona sportive dhe vlerat e kombit.
\" Besim Hasani Presidenti i Komitetit Olimpik te Kosoves, shprehu kenaqesine per virtytet dhe perkushtimin e konsideraten e drejtuesve e stafit te Hotel SIRIUS per hyrjen ne kete partneritet. Për 5 vite, ekipi Olimpik dhe KOK e familja sportive do te bashke rrugetojne ne partneritet me SIRIUS Hotel dhe do te ndajme se bashku krenarine dhe sukseset e arritjeve te perbashketa. Sherbimet e SIRIUS Hotel jane dobi dhe cilesi ne mbeshtetje te sukseseve te sportisteve me cilesore drejt arritjes se Medaljes Olimpike.
Ne menyre solemne u duartrokit nga bordi shtrengimi i duarve mes dy drejtuesve dhe presidenti Hasani i dorezoi emblemen e logos se kompozuar KOK-Sirius Hotel , Partner i Komitetit Olimpik te Kosoves, 2016-2020.