Fiorentina transferon Kharjan

Torino, 19 gusht - Fiorentina ka kompletuar transferimin e mesfushorit maroken, Houssine Kharja nga Genoa për një shumë të pa përcaktuar.
Klubi toskan ka blerë gjysmën e kartonit të lojtarit, që ka nënshkruar kontratë me Violan për dy vitet e ardhshme.
Kharja iu bashkua Genoas nga Siena në vitin 2009, kaloi te Interi si huazim që më pas nuk u pajtua ta mbajë atë në ekip në mënyrë permanente, kurse tani Fiorentina e shfrytëzoi rastin dhe e bleu atë nga Genoa.