Fiorentina fton Milanin ti bëj ofertë për Montolivo

Milano, 18 korrik - Drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Corvino ka ftuar Milanin të bëjë një ofertë për Riccardo Montolivo duke u shprehur: Ata kurrë nuk më kanë kontaktuar për të.
Kapiteni Montolivo ka hedhur poshtë mundësinë e rinovimit të kontratës me Fiorentinën dhe do të jetë agjent i lirë verën e ardhshme, kështu që është nën presion për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.
Është e mundur që Milani ta ndjekë Riccardon, por ata kurrë nuk me kanë pyetur për të. Është e qartë, unë kam qenë në treg me vite dhe e di se si janë gjërat, komentoi drejtori sportiv i Fiorentinës, Corvino.
Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat, por lojtarët e vetëm të Fiorentinës janë ata që duan të qëndrojnë këtu.
Kam folur me agjentin e tij dhe absolutisht nuk ka shanca për ri-hapje të negociatave. Ne e ndihmuam atë të pjeket dhe e bëm kapiten, kështu që është e kuptueshme që pronarët e klubit të ndjehen të tradhtuar nga ai.
Ndërkohë, Viola është e lidhur me një ofertë për Alberto Aquilanin e Liverpoolit.
Unë nuk e di emrin apo emrat derisa negociatat do të përfundojnë, tha Corvino i cili edhe më tej e hapi mundësinë e kalimit të Montolivos në Milan.