Fillon Ceremonia Olimpiada Londra 2012
Londër, 27 korrik- Ceremonia solemne e hapjes së Lojërave të 30-ta Olimpike Londra 2012 ka filluar në Londër, ku po marrin pjesë shumë liderë nga bota.
Prezentë ishte edhe Mbretresha Elizabeta.
Miliarda njerëz do të jenë pranë ekraneve televizive, kurse 62 mijë njerëz kanë fatin që këtë ceremoni ta ndjekin nga tribunat e stadiumit olimpik në Londër.
Garat e para kanë filluar të mërkurën, kur u zhvilluan ndeshjet e turneut olimpik të futbollit, derisa sot janë zhvilluar kualifikimet në shigjetari.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Hapja solemne filloi me goditjen e këmbanës së madhe olimpike, të cilën e bëri fituesi i garës prestigjioze të çiklizmit Tour de France, Bredli Vigins, kampion i trefishtë olimpik. Më pas në skenë doli kori i fëmijëve, të cilët kënduan këngë karakteristike për katër kombet të cilat e përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.