Filip Lahm tregon planet për të ardhmen
Mynih, 25 janar - Filip Lahm, kapiteni i Bajernit të Mynihut, është rikthyer përpara medias gjermane, ku ka saktësuar planet e tij dhe të skuadrës për këtë sezon, por në të njëjtën kohë edhe objektivat që ka për të ardhmen.
Më pas ai i ka kërkuar medias që ta fashitin disi entuziazmin e mbërritjes së Pep Guardiolës.
Javën e kaluar të gjithë patëm një teatër të bukur, aq sa u duk sikur ishim në fund të sezonit, kur në fakt ne skemi arritur ende asgjë. Jemi në një garë të hapur për të fituar të gjitha kompeticionet pjesëmarrëse, por Pep Guardiola do të jetë trajneri ynë duke filluar vetëm nga sezoni i ardhshëm, prandaj kjo nuk na bën mirë. Hejnkesi në presion?
Absolutisht jo, e gjithë skuadra është me të dhe së bashku duam të fitojmë trofe të rëndësishëm sivjet. Pastaj, për tëardhmen e tij ai vendos vetë, jo unë apo ndokush tjetër. Rrallëherë kam parë trajnerë si Hejnkesi, që jetojnë çdo ditë me pasionin për futbollin, prandaj euforia e Guardiolës nuk do e zbehë aspak punën e tij.
"E ardhmja ime te Bajerni? Për momentin mendoj të fitoj atë për të cilën po luftojmë. Kam një kontratë deri në vitin 2016 me Bajernin, por nëse do të ishte për mua, do isha i gatshëm të firmosja që sot një çek të bardhë, vetëm për të qëndruar deri në fund të karrierës në këtë klub, tha 29-vjeçari.