Figo i gatshëm të zë vendin e Benitez
Milano, 7 dhjetor - Luis Figo mund të drejtojë përkohësisht Interin nëse rezultatet nuk përmirësohen nën drejtimin e Rafa Benitez.
Pas disfatës nga Lazio të premten, presioni sërish është rritur në presidentin Massimo Moratti për të menduar shkarkimin e Benitez.
Kuptohet se nëse Interi dështon në Kupën Botërore të Klubeve, kjo do të jetë edhe fija e fundit që e lidh spanjollin me klubin italian.
Figo, i cili aktualisht është i angazhuar në repartin administrativ të Interit, raportohet se do të jetë i gatshëm të luajë rolin e trajnerit nëse presidenti vendos të veprojë shpejt.