FIFA: Spanja e para, rënie e Shqipërisë
Paris, 17 dhjetor - Kampioni aktual i botës, Spanja, ka përfunduar në pozitën e parë të klasifikimit të FIFA-s me 1.887 pikë, ndërsa Shqipëria ka rënë për shtatë vende më poshtë.
Holanda është në pozitën e dytë të kësaj rangliste me 1.723 pikë të tubuara, përderisa Gjermania me 1.485 pikë është ngritur për një vend, në të tretin ku deri tani ishte Brazili.
Shqipëria nuk e përfundoi në mënyrën më të mirë vitin në listën mujore të përfaqësueseve më të mira, pasi që ka pësuar rënie prej shtatë vendesh. Shqipëria tani e sheh veten në pozitën e 65-të me 497 pikë.
Ranglista e re e FIFA-s do të publikohet më 12 janar të vitit 2011.