FIFA shtyn edhe për një muaj miqësoret e Kosovës
Paris, 26 maj - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll duhet të presë të paktën edhe një muaj për të zhvilluar ndeshjen e parë miqësore, pas lejes që mori nga FIFA për një gjë të tillë.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, të premten në përmbyllje të kongresit të FIFA-s që u mbajt në Budapest të Hungarisë tha se vendimi për Kosovën mbetet në fuqi.
Por, sipas tij, në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, më 29 qershor do të vendoset për modalitetet e realizimit të vendimit.
FIFA në fillim të javës vendosi që Kosovës tia lejojë zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Ky vendim u kundërshtua ashpër nga Federata e Futbollit të Serbisë, por edhe nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini.
Kemi vendosur që aplikimi, apo implementimi i këtij vendimi të bëhet në mbledhjen e ardhshme, më 29 qershor në Zuerich.\"
\"Një takim e kemi lënë për të premten e ardhshme, me palët e interesuara pasi vendimi që Kosova të luajë miqësore është përcjellë me reagime nga serbët por edhe nga disa federata tjera evropiane, ka thënë Blatter në konferencë për media.