FIFA shkarkon sekretarin e përgjithshëm
Gjenevë, 13 janar - FIFA ka vendosur që ta shkarkoj nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Jerome Valcke.
Organi qeverisës i futbollit botëror tha sot se ai është duke u hetuar për veprime joligjore.
Komiteti emergjent i FIFA-s, më 9 janar 2016, ka vendosur që ta shkarkoj nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, thuhet në një deklaratë të lëshuar.
Francezi i cili ishte numri dy i futbollit botëror pas Sepp Blatter, u suspendua nën akuzat se ai ka ndihmuar që biletat e Kupës së Botës në vitin 2014, të shiten në tregun e zi.
Blatter, disa javë më parë, është suspenduar për tetë vjet.