11 Janar 2025

FIFA publikon golin e vitit

Paris, 15 nëntor - FIFA ka publikuar listën me emrat e sportistëve kandidatë për trofeun e “Golit të Vitit 2012″, duke hapur në faqen e saj të internetit sondazhin për publikun.

Ky trofe, i cili do të dorëzohet më 7 janar gjatë mbrëmjes gala të organizuar për të dhënë çmimin e “Topit të Artë 2012″, ka protagonistë disa prej lojtarëve më të njohur në botë.

Në listë figurojnë Lionel Mesi, Neimar, Radamel Falkao, Musa Sou apo edhe Hatem Ben Arfa.

Në listë është përfshirë edhe Gaston Mealla, futbollisti i klubit të kategorisë së dytë së Bolivisë i cili çuditi të gjithë me “goditjen e akrepit” me thembër në një ndeshje të skuadrës së tij, Nacional Potosi.

Fituesi në fuqi i trofeut është braziliani Neimar, i cili edhe në këtë vit shihet si kandidati kryesor për të marrë çmimin falë golit me një driblim dehës që ka shënuar me skuadrën e Santos.

Për herë të parë në trofeun që mban simbolikisht emrin e Ferenc Pushkash, është përfshirë edhe goli i një futbollisteje femër, pasi meksikania Olivia Himenez figuron mes kandidatëve për golin që shënoi nga distanca në ndeshjen kundër Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)