FIFA pret të bëhet me president të ri
Gjenevë, 26 shkurt - FIFA do të bëhet me president të ri sot, kur 207 delegatë nga e gjithë bota do të mblidhen në Zyrih të Zvicrës, për të votuar pasardhësin e Sepp Blatter.
79-vjeçari Blatter do të lëshojë postin e tij që e mban që nga viti 1998, pas skandalit të korrupsionit që përfshiu organizmin qeverisës të futbollit.
5 janë kandidatët për ta zëvendësuar Blatterin: Sheikh Salman bin Ebrahim al-Khalifa, Gianni Infantino, Prince Ali bin al-Hussein, Tokyo Sexwale dhe Jerome Champagne.
Procesi i votimit do të nisë rreth orës 12:00, por do të duhen disa raunde para se të përcaktohet fituesi.