FIFA pezullon Blatterin, Platininë dhe Valcken
Gjenevë, 8 tetor - FIFA që ka pezulluar Presidentin e saj në largim, Sepp Blatter; Sekretarin e Përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe zëvendëspresidentin - njëkohësisht edhe President të UEFA-s, Michel Platini për një periudhë 90-ditore.
Ish-zëvendëspresidenti Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vite, si dhe është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane.
Ndëshkimet e fundit janë dhënë nga Komiteti i Etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror.
Blatter, Valcke dhe Platini janë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre. Bazat për këtë vendim janë hetimet që po zhvillohen ndaj tyre, prej hetuesve ndërkombëtarë por edhe nga Komiteti i Etikës, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.
Të tre ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe, edhe pse ata mohojnë të kenë kryer ndonjë shkelje.