24 Dhjetor 2024

FIFA përjashton përgjithmonë tre zyrtarë të lartë të futbollit

Gjenvë, 22 nëntor - Këshilli Etik i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka përjashtuar përjetësisht tre zyrtarë futbolli, të cilët para gjykatave amerikane u deklaruan fajtorë për marrje ryshfeti.

Në mesin e të pezulluarve është edhe anëtari i dikurshëm i Komisionit Revizor të FIFA-s, Richard Lai nga Guami, i cili në Gjykatën Federale amerikane pranoi se ka marrë ryshfet nga anëtari i familjes mbretërore kuvajtiane, Sheiku Ahmad al-Fahad al-Sabah.

Për shkak të akuzave për ryshfet dhe korrupsion, Sheiku Ahmad dha dorëheqjen në muajin prill të këtij viti nga funksioni i tij në FIFA dhe Konfederatën Aziatike të Futbollit (AFC).

FIFA njoftoi se përveç Lai-t, përjetësisht janë përjashtuar edhe ish-presidentët e federatave të futbollit të Nikaraguas dhe Venezuelës, respektivisht Julio Rocha dhe Rafael Esquivel.

Dy të fundit u arrestuan në maj të vitit 2015 në Cyrih, ndërsa më pas u ekstraduan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

FIFA pohon se ka shqiptuar gjoba të përshtatshme në lidhje me shumën e ryshfeteve që kanë pranuar të akuzuarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)