23 Dhjetor 2024

FIFA nominon më të mirët e Botërorit

Johanesburg, 10 korrik - FIFA në bashkëpunim me Adidas, kanë shpallur nominimet për futbollistin më të mirë të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.


Nominimet i prezantuan sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i cili me këtë rast tha se ky Kampionat Botëror ishte i veçantë dhe aty morën pjesë futbollistët më të mëdhenj të globit.


Ndërsa drejtori i Adidas, Herbert Hainer tha, \"Ne jemi të kënaqur me këtë Botëror, pasi kemi pasur dy ekipe me brendin tonë në gjysmëfinale dhe tani një është në finale. Do të kemi përfitime prej më se 1.3 miliardë eurosh dhe natyrisht jemi shumë të kënaqur me këtë Botëror\".

Më pas të nderuarit shpallën dhe të nominuarit për futbollistin më të mirë të Kupës së Botës, Afrika 2010, të cilët janë:

Diego Forlan (Uruguai)
Asamoah Gyan (Ganë)
Andres Iniesta (Spanjë)
Lionel Messi (Argjentinë)
Mesut Ozil (Gjermani)
Arjen Robben (Holandë)
Bastian Shweinsteiger (Gjermani)
Wesley Sneijder (Holandë)
David Villa (Spanjë)
Xavi (Spanjë)

Futbollisti më i mirë i Botërorit nga këto nominime do të zgjidhet nga mediat e mbarë globit, ndërsa ky çmim do të ndahet në natën e finales, të dielën, në stadiumin Soccer City të Johannesburgut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)