FIFA: Në tetor diskutim për teknologjinë
Paris, 10 korrik - Presidenti i FIFA-s, Seph Blatter është shprehur së aplikimi i teknologjisë në vijën fatale do te diskutohet ne mbledhjen e komitetit ekzekutiv qe do te mbahet ne muajin tetor.
"Në muajin tetor ne do te diskutojmë me bordin drejtues në lidhje me përdorimin apo jo të teknologjisë gjate ndeshjeve ne vijën fatale, ka bere te ditur numri një i qeverisë botërore të futbollit.
Debati mbi këtë çështje u be shume i zjarrte sidomos pas golit te Lampard ne ndeshjen Gjermani-Angli, ku topi kaloi vijën fatale, ndërsa arbitri Larrionda nuk e cilësoi te rregullt.
Blater ka thënë gjithashtu se Kupa e Botes 2010 do te mbahet mend edhe si kompeticioni me Fair-play, pasi ka regjistruar numrin me te vogël te dëmtimeve, si kartonëve te kuq e te verdhe.
"Statistikat tregojnë se ka patur shume pak dëmtime dhe kjo është shume e rendesishme. Po ashtu jane marre me pak kartona te verdhe dhe te kuq, i cili me pas nënvizoi faktin se asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv në 640 testet abati-doping qe janë bere deri tani në ketë Botëror.