FIFA ndërpren hetimet ndaj presidentit Infantino
Prokurorët e FIFA-s kanë deklaruar se kanë vendosur t\'i japin fund hetimeve mbi dyshimet për konflikt të interesit dhe pranim të dhuratave, dhe kjo është mbështetur edhe nga gjykatësit.
Oda e Prokurorëve deklaroi se \"nuk është vërejtur asnjë keqpërdorim i Kodit të FIFA-s, që është kryer nga zoti Infantino\".
Një burim i brendshëm i FIFA-s kishte lëshuar një lajm për media se Infantino ka shfrytëzuar fluturimet përmes qeverive të vendeve mikpritëse të Kupës Botërore.
Këto benefite \"nuk konsiderohen të dëmshme\", thuhet në deklaratë.