FIFA, Mourinho trajneri më i mirë i vitit 2010
Paris, 11 janar - Strategu i Real Madridit, Jose Mourinho, është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2010 nga FIFA pas tre titujve të fituar me Interin, ndërsa për këtë ai ka falënderuar lojtarët, kolegët dhe të gjithë ata që e duan.
Gjatë sezonit 2009/2010, me Interin portugezi fitoi titullin e Serie A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe pas kalimit te Real Madridi është treguar i suksesshëm duke mbajtur pozitën e dytë në La Liga dhe duke vazhduar garën në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve.
Dëshiroj ti uroj dy trajnerët e mrekullueshëm: Vicente del Bosque dhe Pep Guardiola (të cilët ishin konkurruesit e tij). Kam punuar shumë për të arritur deri këtu, por nuk kam arritur vetëm.
Dua ti falënderoj lojtarët e mi, kolegët dhe në veçanti, ata që më duan dhe më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës që ta përjetoj këtë moment shumë të veçantë, ka thënë 47-vjeçari.