10 Janar 2025

FIFA lejoi Kosovën që të zhvillojë ndeshje miqësore

Budapest, 22 maj - Zëvendëskryeministri  i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht se Kosovës i është dhënë drita e gjelbër për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare në futboll, gjatë mbleedhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së, në Budapest.

Lajmi i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli nga autoritetet më të larta të FIFA-s, ndërsa do të bëhet publik për opinionin rreth orës 16 të ditës së sotme.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili gjatë javës së fundit, ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur në këtë drejtim, shpreh falenderimin e tij për mbështetësit kryesorë të Kosovës në këtë proces, Franc Beckenbauer dhe Ali Shen.

Zoti Bekenbauer, vizitoi Kosovën një vit më parë, me ftesë të Presidentit Pacolli, i cili i ndau edhe titullin “Ambasador nderi i Kosovës”.

Që nga ajo kohë, Bekenbauer është angazhuar fuqishëm në ndihmë futbollit të Kosovës.  Ndërkaq, Ali Shen ish president i klubit të futbollit Fenerbahqe nga Turqia, ka qenë njëri ndër akterët që ka dhënë kontribut të madh në faktorizimin e futbollit kosovar.

Gjithashtu, sipas zotit Pacolli kjo e arritur ka ardhur edhe falë një angazhim të gjatë dhe intensiv të gjithë institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe të kryetarit të FFK-së z. Fadil Vokrri.

Zëvendëskryeministri Pacolli shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e tij, që në të ardhmen e afërt, futbollit kosovar ti ofrojë edhe mundësi për të treguar vlerat e veta, duke mundësuar ardhjen e përfaqësueseve të rëndësishme të futbollit botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)