FIFA inspekton Katarin për kandidaturën e Botërorit 2022
Doha, 16 shtator - Një delegacion i FIFA-s po zhvillon vizitë në Emiratin e Katarit për të vlerësuar kandidaturën e këtij vendi, lidhur me organizimin e Kupës së Botës në futboll 2022.
Në ditën e parë, pjesëtarët e tij vizituan stadiumin e ri të Dohas, i pari me ajër tërësisht të kondicionuar.
Katari premtoi të investojë 4 miliardë dollarë lidhur me ndërtimin e 12 stadiumeve, nëse fiton organizimin e Botërorit.
Ndër kandidatët e paraqitur, shteti arab është i fundit pas Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë, Amerikës, Anglisë e Rusisë.
Për vendet organizatore, në vitet 2018 dhe 2022, FIFA pritet të vendosë më 2 dhjetor.