FIFA i ndalon përfaqësues së Kosovës të zhvillojë ndeshje
Tokio, 14 dhjetor - Megjithëse shpresat dhe pritshmëritë ishin të mëdha, përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë të drejtën të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Kjo pasi, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s diskutoi dhe vendosi që Kosovës ti lejohen ndeshje miqësore ndërkombëtare vetëm për skuadrën e femrave, skuadrat përfaqësuese të të rinjve si dhe klubeve.
Në vendimin e Komitetit, që u mblodh të premten në Tokio, thuhet se futbolli kosovar për të rinj, amatorë, skuadrat e femrave dhe klubet e Superligës së Kosovës mund të luajnë ndeshje miqësore me skuadrat e tjera, por jo përfaqësuesja e parë.
Kosova nuk është anëtare e FIFA-s. Që Federata e Futbollit të Kosovës të anëtarësohet në organizmin ndërkombëtar të futbollit më parë duhet që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, ashtu sic është parashikuar në statutin e FIFA-s.
Përkundër lobimit të madh, ky gjysmëndërkombëtarizim nuk kënaq ambiciet e Federatës së Futbollit të Kosovës