10 Janar 2025

FIFA fton Serbinë për të folur për Kosovën

Paris, 24 maj - FIFA kishte marrë vendim një ditë më parë që t`i lejojë përfaqësueset ndërkombëtare të zhvillojnë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës edhe pse FFK ende nuk është pranuar, ndërsa ky vendim, i konsideruar si hap i madh drejt ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, duket se si gëzim, ka zgjatur shumë pak.

Kjo pasi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic, në të cilën e fton në takim më 31 maj në ora 13:00 në zyrat e FIFA-s në Zurich, për të diskutuar për implementimin e këtij vendimi.

Konkluzonet e këtij takimi, në të cilin pritet të marrë pjesë dhe një përfaqësues i UEFA-s, do të dërgohen në një takim të jashtëzakonshëm të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, të planifikuar për datën 4 korrik 2012.

Duket se rishqyrtimi i vendimit për lejimin e përfaqësueses së Kosovës për të zhvilluar ndeshjet me të gjitha kombëtaret e tjera anëtare të FIFA-s ka shqetësuar tej mase autoritetet serbe, të cilat me ndihmën e presidentit të UEFA-s, francezit Michel Platini, i cili njihet si admirues i serbëve, kanë arritur që me sukses të shtyjnë implementimin e vendimit dhe ndoshta edhe shfuqizimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)