26 Dhjetor 2024

FIFA ende punon lidhur me rastet e futbollistëve të Kosovës

Gjenvë, 5 shtator - Organizata ndërkombëtare e futbollit - FIFA, thotë se ende gjendet në procesin e vendimit për të drejtën e tetë lojtarëve potencialë për angazhim në kombëtaren e Kosovës, vetëm disa orë para debutimit të saj në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror me Finandën.

FIFA nuk ka specifikuar se sa futbollistë prej këtyre tetë vetëve gjenden në qytetin Turku në Finlandë për takimin e sotëm dhe nuk thotë se nëse më tepër raste do të miratohen, raporton agjencia AP.

Kosova është kualifikuar për garat kualifikuese për Kampionatin Botëror 2018, pasi në muajin maj u pranua në FIFA.

Sipas rregullave të FIFA-s, lojtari që ka luajtur për ndonjë kombëtare tjetër nuk mundet në mënyrë normale ta ndryshoj anëtarësimin. Për këtë arsye disa futbollistë potencialë të Kosovës individualisht kanë kërkuar leje speciale, raporton agjencia tjetër, AFP.

FIFA tha se tashmë një komitet i saj për statusin e lojtarëve u ka dhënë të drejtë për të luajtur nëntë futbollistëve të kombëtares së Kosovës, raporton AP, duke theksuar se ata më parë i kishin plotësuar kushtet për të luajtur për 6 shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.

Në grupin kualifikues ku luan Kosova, bëjnë pjesë edhe Finlanda, Islanda dhe Turqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)