FIFA e dënoi Federatën e Serbisë për incidente në kualifikime
Gjenevë, 8 nëntor - Organizata ndërkombëtare e futbollit, e njohur me shkurtesën FIFA, e ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 160 mijë franga zvicerane, për shkak të incidenteve të simpatizuesve të saj në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, të zhvilluara muajin e kaluar.
FIFA tha se “mbishkrimet politike dhe diskriminuese” janë paraqitur në ndeshjet me Austrinë dhe me Gjeorgjinë, në terrenin vendës.
Ky dënim u bë edhe për shkak të akuzave për “brohoritje politike” në ndeshjen kundër Austrisë në Vjenë.
Simpatizuesit janë filmuar duke brohoritur mbështetje për pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës fqinje, që ka shpallur pavarësi në vitin 2008, raporton AP.