FIFA aprovon teknologjinë në vijëne golit
Paris, 6 korrik - Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, ka bërë të ditur se është aprovuar teknologjia në vijëne golit nga Bordi Ndërkombëtar i Futbollit (IFAB).
Vendimi është marrë pas nëntë muajve të testimit në Angli, Gjermani, Hungari dhe itali, ndërsa IFAB më në fund vendosi përfshirjen e teknologjisë në vijën e golit pas mbledhjes në Zurich më 5 korrik.
Teknologjia në vijën e golit pritet të aplikohet për herë të parë në Kupën e Botës për Klube në Japoni në fund të këtij viti.