Ferrara trajner i Sampdorias
Napoli, 3 korrik - Skuadra e kthyer në Serie A, Sampdoria, ka njoftuar se Ciro Ferrara e ka zënë vendin e Giuseppe Iachinit në postin e trajnerit.
Sampdoria njofton se është arritur një marrëveshje, e cila do të formalizohet në ditët në vijim, me Ciro Ferraran në cilësinë e trajnerit kryesor të ekipit të parë.
Klubi dëshiron ta falënderojë Giuseppe Iachinin dhe stafin e tij për punën e shkëlqyer dhe të suksesshme që kanë bërë në muajt e fundit, që kulmoi me promovimin në Serie A, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga klubi.
Ferrara është larguar nga posti i trajnerit të Italisë U-21, për tu kthyer në Serie A, ku si trajner nuk ka kujtime aq të mira me Juventusin në sezonin 2009/2010.