Fernando Torres mund të jetë lojtari i ri i Barcelonës
Barcelonë, 29 dhjetor - Fernando Torres mund të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Sulmuesi spanjoll mund të transferohet në klubin blaugrana për të zëvendësuar të dëmtuarin David Villa. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja katalanase \"El Mundo Deportivo\".
Sipas saj, ish-futbollisti i Atletico Madrid dhe Liverpool do të transferohet në Primera Division dhe Chelsea si shkëmbim do marrë tre talente të Akademisë Barcelona: Sergi Roberto, Isaac Cuenca dhe Martin Montoya.
Klubet janë duke negociuar për mesfushorin Oriol Romeu ndërsa tekniku Villas Boas këmbëngul te emrat e sipërpërmendur