06 Janar 2025

Fernando e Maikon përfundojnë në shënjestrën e Juves

Torino, 10 dhjetor - Eliminimi i Portos nga Championsi i ka detyruar drejtuesit e saj që të sakrifikojnë një ndër talantet e ekipit.

Ky ishte shansi që Juventusi priste prej kohësh për të marrë shërbimet e Francisko Regis Fernando.

Mbrëmjen e së martës në “Dragao” ishte i pranishëm dhe një delegat i bardhezinjëve, i cili ndoqi me vëmendje mesfushorin brazilian.

Asgjë e re në horizont: Fernando është dhe mbetet një talent absolut. Tashmë i takon Marotës të ndërhyjë në aksion, duke u mbështetur edhe tek fakti se lojtari ka kohë që kërkon të largohet nga Porto dhe vlera e tij tashmë ka zbritur në vlerat e shtatë apo tetë milionëve.

Fernando do të ishte nje lojtar perfekt për mesfushën e Kontes dhe ky i fundit mund ta përdorë në treshe si titullar.

Ndërkohë i deleguari i Juves i ka hedhur një sy edhe Maikonit, mbrojtësit të djathtë të Portos. Ky lojtar njihet për vrapimin dhe teknikën që zotëron.

Gjithsesi mbetet për t’u parë. Një synim mbetet edhe Bruno Alvesh. Spaleti është i gatshëm ta këmbejë me Bonuçin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)