Ferguson të paguajë klauzolën e De Geas
Manchester, 2 prill - Manchester United është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e portierit të Atletico Madridit, David de Gea.
Daily Star shkruan se Manchester United ka mbajtur bisedime me agjentët e portierit spanjoll, për një transfer të vlefshëm 20 milionë euro.
Thuhet se Sir Alex Ferguson është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro, klauzolë kjo në kontratën e portierit, në mënyrë që të sforcojë një transferim gjatë verës së ardhshme.