Ferguson: Rooney kërkon të largohet
Manchester, 20 tetor - Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, deklaroi se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me sulmuesin Rooney, por pranoi se është e vërtetë që anglezi kërkon të largohet.
Nuk e kuptoj arsyen e kësaj dëshire theksoi Ferguson në konferencën e shtypit para ndeshjes së Ligës së Kampioneve që Manchester United do të luajë nesër në Turqi ndaj Bursasporit.
Trajneri skocez edhe pse nuk e ka përdorur si titullar sulmuesin anglez në tre ndeshjet e fundit, mbetet optimist se Rooney do ndryshojë mendim dhe do qëndrojë në Old Trafford.