Ferguson: Nuk kam respekt për Torres
Londër, 29 tetor - Sir Alex Ferguson fajëson lojtarët e tij që e komplikuan fitoren ndaj Chelsea-t dje në "Stanfortd Bridge" edhe pse ishin në avantazh të dy golave që në 15 minutat e para të supersfidës.
Madje, teknku skocez i kërkon futbollistëve të tij që diçka e tillë të mos përsëritet më.
"Ne i patëm të gjitha mundësitë ta kontrollonim qetësisht lojën dhe të mos e lejonim kundërshtarin që të rikuperonte disavantazhin. Kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të përsëritet", u shpreh Sir Alex.
Më pas, ai komentoi vendimet e arbitrit, të cilat u kontestuan jo pak: "Mendoj se veproi shumë drejt në kartonin e parë të kuq.
Ndërsa, te kartoni i Torres, mund të pranoj se ka qenë i dyshimtë. Ai u pengua paksa, por jo sa për të humbur ekuilibrin.
"Kam humbur të gjithë respektin që kisha për sulmuesin e Chelsea-t. Një lojtar nuk duhet të tentojë të marrë një faull, edhe pse ai nuk mund të ketë qetë plotësisht i tillë. Ai duhet të mendonte për të shënuar dhe të vazhdonte aksionin", vijoi Ferguson.
Gjatë daljes nga loja të "El Nino", Ferguson pati një debat edhe me trajnerin e Chelsea, Roberto Di Matteo.