Ferguson bën gati planin për të rikthyer Ronaldon
Manchester, 24 prill - Sër Aleks Ferguson ka projektuar shpenzimin e rreth 120 milionë stërlinave për blerjen e disa lojtarëve shumë të rëndësishëm, si Cristiano Ronaldo, dhe Robert Levandovski, para që mund të sigurohen nga shitja e disa prej elementëve të rëndësishëm të djajve të kuq si dhe nga të ardhurat që sigurohen nga biletat në Old Traford.
Sipas prestigjiozes britanike The Sun United janë gati të lejojnë largimin e Nanit për 15 milionë stërlina dhe të Anderson për 10 milionë.
Edhe pse Ferguson e vlerëson shumë sulmuesin meksikan Havier Fernadez, 24-vjecari ka mbetur i pakënaqur nga aktivizimi në pjesën më të madhe të ndeshjeve si zëvendësues.
Për të kanë shfaqur interes skuadra të ndryshme nga Primera Divizion, ku përfshihet edhe Real Madridit, ndërsa cmimi i kartonit të tij vlerësohet 22 milionë stërlina. 25 milionë stërlina Manchester mund të përfitojë edhe nga shitja e Rooney te Psg, edhe pse 27-vjecari ka edhe dy vjet kontratë me djajtë.
Me rreth 70 milionë stërlina të siguruara nga shitja e katër futbollistëve plus 50 milionë të ardhura nga shitjet e biletave në Old Traford, Ferguson siguron paratë e mjaftueshme për të blerë Levandovskin nga Borusia e Dortmundit, dhe Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.
Për sulmusin polak skocezi është gati të shpenzojë 20 milionë stërlina, por në fakt plani i përkryer i Ferguson do të realizohej me rikthimin në Old Traford të Cristiano Ronaldo për 65 milionë stërlina, edhe pse para katër vitesh ai iu shit Los Blankos për 80 milionë