29 Dhjetor 2024

Fenerbahçe përfundimisht jashtë Ligës së Kampioneve

Stamboll, 10 shtator - Gjykata Arbitrare e Sportit (CAS) ka njoftuar për refuzimin e kërkesës së kampionit aktual të Turqisë, Fenerbahçe, për rikthimin e saj në Ligën e Kampionëve.

Fenerbahçe kërkoi nga CAS të rikthejë vendimin e Federatës turke të Futbollit për largimin e klubit nga gara elite e klubeve evropiane pas dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve.

Fenerbahçe po ashtu ka kërkuar kompensim nëse përjashtohet nga Liga e Kampionëve dhe beson se organi drejtues i futbollit evropian UEFA ndikoi në vendimin e Turqisë.

Nënkampioni Trabzonspor ka marrë vendin e Fenerbahçes dhe do të fillojë fazën e grupeve të garës javën e ardhshme me ndeshje kundër Interit.

Gjykata më e lartë sportive do të dëgjojë ankesën e plotë të Fenerbahçes kundër Federatës turke dhe UEFA-s në një datë të mëvonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)