11 Janar 2025

Fenerbahçe kërkon shërbimet e Canës

Stamboll, 17 prill - Forma e mirë që po kalon Lorik Cana te ekipi i Lazios po e rikthen kapitenin e Kombëtares Shqiptare në agjendën e transferimeve të klubeve evropiane, pasi klubi i Hamburgut ka shfaqur interesimin për ta transferuar në Bundesligë.

Por, sipas portalit “goal”, përveç gjermanëve në garë është edhe gjiganti turk, Fenerbahçe, i cili së fundi është kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

Sidoqoftë, babai dhe njëkohësisht agjenti i mbrojtësit, Agim Cana, ka mohuar zërat për nisjen e negociatave, duke potencuar se Loriku është një lojtar i Lazios. “Deri më tani këto mbeten vetëm thashetheme. Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me Hamburgun por edhe Fenerbahçen. Loriku mbetet ende lojtar i Lazios”, tha Cana.

Mesfushori 29-vjeçar, kontrata e të cilit i përfundon në qershor të 2016, ngjalli interesin e gjermanëve edhe në sezonin 2008/2009, por në atë periudhë u mbyll vetëm me përpjekje të Hamburgut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)