Fenerbahçe kërkon Robinhon
Stamboll, 8 nëntor - Klubi i njohur turk Fenerbahçe është vendosur nën gjumrët e sulmuesit brazilian të Milan, Robinho. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, sipas të cilave, ish sulmuesi i Santos, Real Madrid dhe Manchester City është symini kryesor në merkaton e janarit.
Megjithatë nëse dëshiron kartonin e lojtarit, Fenerbahçe duhet të përballet dhe me konkurrencë e Santos që prej kohësh dëshiron të rikthejnë në vendlindje 25-vjeçarin.
Sulmuesi nuk po gjen hapsirën e dëshiruar në skuadër pasi trajneri Allegri në vend të tij preferon më shumë Bojan, Emanuelson, El Shaarawy dhe Boateng, e për këtë aryse largimi i tij në janar është një opsion mëse i mundshëm