Fenerbahçe e interesuar që të transferojë Shaqirin
Ankara, 14 gusht - Drejtuesit e Fenerbahçes janë shumë të interesuar që të transferojnë mesfushorin kosovar të Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet turke. Fenerbahçe e sheh Shaqirin si përforcim adekuat për repartin e mesfushës.
Skuadra turke do të kërkojë nga Bayerni të paktën huazimin e Shaqirit për një edicion.
Fenerbahçe pas humbjes nga Galatasaray në ndeshjen e Superkupës së Turqisë është vënë në sulm për Shaqirin. Klubi gjatë këtyre javëve do të punojnë intensivisht në transferimin e tij, shkruan e përditshmja Milliyet.
Në rast se dështon transferimi i Shaqirit, atëherë Fenerbaçe ka alternativën tjetër, mesfushorin portugez të Manchester Unitedit, Luis Nani.