Federer, krenar me rrënjët e tij afrikane
Zurich, 30 gusht - Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, zvicerani Roger Federer tha se është krenar që ka rrënjët afrikane.Federer në kolumnën e tij për bankën zvicerane Credit Suisse, e cila është sponsori i tij dhe fondacionit të tij Federer, tha se ai ishte në dashuri me kontinentin prej nga e ka origjinën.
Nëna e Federer, Lynette, vjen nga Afrika e Jugut dhe se që nga fëmijëria e mbante në këtë vend. Federer, i cili ka lindur në Bazel, para një muaji nëpërmes fondacionit të tij ka dhuruar 13.5 milionë për të përmirësuar rezultatet në edukimin e të rinjve në Afrikë.
Përmes fondacionit tonë ne mund të përmirësojë cilësinë e arsimit në shumë vende. Kushdo që e ndjen Afrikën, do të ketë një marrëdhënie gjatë gjithë jetës me kontinentin. Nëna ime vjen nga Afrika e Jugut dhe unë shumë i ri kam pasur kontakt me Afrikën. Prindërit për herë të parë më dërguan në Afrikën e Jugut kur isha shtatë muajsh. Pastaj, çdo dy vjet kemi vizituar të afërmit tanë shkruan në kolumnën e tij të Federer.