Federatat kanë 4 javë afat për të përcaktuar fatin e sezonit 2019-2020
Gjenevë, 29 prill - Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) u ka njohur federatave të futbollit 4 javë afat për të përcaktuar fatin e sezonit në ligat kombëtare.
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, u ka dërguar letër 55 federatave për të përcaktuar deri më datë 25 maj skuadrat që marrin vizë evropiane në ligat ku sezoni është anuluar.
Ndërsa vendeve që planifikojnë ta përfundojnë sezonin 2019-2020, Ceferin u ka kërkuar që të përcaktojnë kalendarin e ndeshjeve sërish deri më 25 maj.