Federata e Volejbollit fiton projektin e fushës në FIVB
Prishtinë, 3 shkurt - Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se ka marr konfirmimin e bujshëm nga Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) se ka fituar projektin e rëndësishëm te fushës ‘Gerflor’.
Federata e Volejbollit të Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë të iniciojë projekte të tilla, me qëllimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore për volejbollistët kosovarë.